Ndodh për herë të parë në Tiranë, vajzat e gjimnazeve ndeshen për kupën e minifutbollit

Publikuar tek: sport, më 16:03 17-03-2017 Ndodh për herë të parë në Tiranë, vajzat e gjimnazeve ndeshen për kupën e minifutbollit

Për herë të parë në Tiranë do të zhvillohet “Kupa e Bashkisë”,  një kampionat minifutbolli për femra që do të zhvillohet mes shkollave të mesme të kryeqytetit.

Ky aktivitet synon të nxisë te vajzat pasionet e ashtëquajtuar “për meshkuj”, siç është edhe futbolli, një sport shpesh edhe i paragjykuar për femrat.  Por e vërteta është që pasionet s’kanë gjini dhe jo rrallëherë femrat kanë shkëlqyer edhe në "sportet e meshkujve".

I gjithë kampionati do të zhvillohet në kujdesin e veçantë të Bashkisë së Tiranës , mbështetur edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit që nga ana tjetër, shpreson që nga kampionati, në dukje amator, të dalin edhe telentet profesioniste të cilat në të ardhmen mund të na dhurojnë një futboll spektakolar femëror.

 

Më poshtë tabelat me oraret zyrtare dhe përballjet mes gjimnazeve

bes.jpg

bes1.jpg

bes2.jpg

bes3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.022930860519409
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72276" }