Deklarata e fortë e akademikut përmes kësaj fotoje: Përgjegjësinë që rëndon mbi ne, s’do ketë purgator që ta lajë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:03 18-03-2017 Deklarata e fortë e akademikut përmes kësaj fotoje: Përgjegjësinë që rëndon mbi ne, s’do ketë purgator që ta lajë

Profesori i gazetarisë dhe filozofi Artan Fuga bën një deklaratë të fortë teksa shpërndan këtë foto në sallën me studentë, një deklaratë në formë thirrje e cila tanimë po shpërndahet masivisht.

“O politikanë, o menaxherë, o tregtarë të dijes boshe për të mbushur xhepat me fitime të pamerituara, o prindër, o reformatorë ligjesh pa turp, a e mendoni pak përgjegjësinë që rëndon mbi supet tona dhe që nuk do të ketë purgator që ta lajë”, shkruan profesor Fuga.

KOMENTI I PLOTË:

Sa borxhe iu kemi ketyre studentëve që ulin kokën mbi fletore gjithë besim te për të marrë dije nga ne, dhe pastaj me to u duhet të përballojnë papunësinë, padrejtësitë në punësim, me mik dhe influenca politike, e parà, sfidat e profesionit që duan të ushtrojnë, rrogat mizerje që u propozojnë, pra të përballojnë profesionalisht të paktën 40 vjetët e ardhshëm!

O politikanë, o menaxherë, o tregtarë të dijes boshe për të mbushur xhepat me fitime të pamerituara, o prindër, o reformatorë ligjesh pa turp, a e mendoni pak përgjegjësinë që rëndon mbi supet tona dhe që nuk do të ketë purgator që ta lajë!

Article Logic
Execution time: 0.010730981826782
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72334" }