Këshilltari i Nanos ‘zbulon’ dëshmitarin e vetëm në takimin Rama- Meta tek ‘Sofra e Ariut’

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:03 18-03-2017 Këshilltari i Nanos ‘zbulon’ dëshmitarin e vetëm në takimin Rama- Meta tek ‘Sofra e Ariut’

Dy krerët e aleancës qeverisëse Ilir Meta dhe Edi Rama “ia mbathën” këtë mëngjes, larg syve të medias e publikut.

Rreth orës 8:30, në fshehtësi të plotë, aq sa bënë gjithkënd të mendonte se anuluan takimin, kanë shkuar dhe janë takuar në një vend në periferi të Tiranës, pikërisht te “Sofra e Ariut”, zbuloi newsbomb.al.

Mbetet ende “sekret” diskutimi mes tyre pasi askush nga selia e Kuvendit por edhe nga stafi i Ramës nuk di të thotë se ç’ka ndodhur dhe pikërisht këtë fakt ironizon edhe ish-këshilltari i Fatos Nanos, Ylli Dylgjeri. Përmes një statusi në rrjetet sociale Dylgjeri rrëfen se dëshmitar i vetëm në këtë takim ka qenë ‘Ariu’ ndërkohë që shton se as Fevziu nuk di se ç’është biseduar në këtë takim.

“Sot, nga takimi Rama - Meta

Mediat njoftojnë se dy drejtuesit e lartë të koalicionit te majte janë takuar në lokalin "Sofra e Ariut".
Nuk ka info se çfarë është biseduar as Fevziu!!! Dëshmitar ka qënë vetëm... Ariu” shkruan Dylgjeri.

Ky takim u mbajt pikërisht në momentin kur mes PS dhe LSI tashmë ka filluar një “luftë e ftohtë” sidomos pas konferencës për shtyp të LSI ku u shpreh shqetësimi për hashashin dhe goditja për policinë e shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0025618076324463
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72367" }