“Pse e vure ministër Xhafajn?” Ja si i përgjigjet kryeministri Rama komentuesit (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:03 18-03-2017 “Pse e vure ministër Xhafajn?” Ja si i përgjigjet kryeministri Rama komentuesit (Foto)

Emërimi i Fatmir Xhafajt si ministër i Punëve të Brendshme ka shkaktur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Një qytetar i është drejtuar sot kryeministrit Edi Rama përmes rrjeteve sociale ku i kërkon ‘llogari’ për emerimin e Xhafajt si ministrër ku e akuzon atë si diktator që ka ushtruar dhunë ç’njerëzore tek njërëzit e papushtetshëm. Por, nuk ka vonuar përgjigja e Ramës i cili përveçse nuk i përgjigjet pyetjes së komentuesit, e ironizon atë duke i thënë: Shko mëso shqip dhe lexo investigimin që të tregosh heronjtë e ‘Çadrës’.

“Lëri përrallat dhe fasadat fallso te tuat qe shquhesh. Por jep pergjigje si emron minister nje hetues diktator i cili ka ushtruar dhunë ç’njerezore ne të papushteteshmit e asaj kohe. Dhe aq me keq ke kaq vite qe e mban pran ne poste te rendesishme..Ke fytyrë dhe kerkon Veting ti…qe je i pari qe duhesh prapa hekurave pastaj tjerët me rradhë. Leri filmat qe je pro Vetingut ti..!!!!!”, citohet në komentin e qytetarit. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Ramës, ndërsa si fillim i sugjeron komentuesit që të mësojë të shkruaj shqip. Nga ana tjetër, me ironi Rama ‘thumbon’ dhe protestën e PD-së, dhe ‘çadrën e lirisë’ i shkruan komentuesi.

Por nuk vonon përgjigja e kryeministrit Rama i cili ia kthen: “Juli, meso shqip dhe lexo investigimin qe ta tregon se kush jane heronjte e Çadres, sepse po nuk lexove nuk di as te shkruash shqip pastaj dhe behesh papagall çadrash”.

rama_koment.jpg

Article Logic
Execution time: 0.029190063476562
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72369" }