Vdekja e 36 vjeçarit në Tiranë, dëshmia e komshies: Si denoncova një javë më parë dhe nuk u mor asnjë masë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:03 19-03-2017 Vdekja e 36 vjeçarit në Tiranë, dëshmia e komshies: Si denoncova një javë më parë dhe nuk u mor asnjë masë

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet pranë rajonit në policisë nr. 3, ku 36 vjeçari Rigels Patoku humbi jetën në një kabinë elektrike.

Komshia me iniciale K.B rrëfen për newsbomb.al, se një javë më parë ka denoncuar në polici rastin e 36 vjeçarit të sëmurë mendor i cili jetonte tek kabina elektrike nr.3 duke vënë jetën e tij në rrezik, por nuk u mor asnjë masë nga autoritetet.

“Kjo ngjarje mund të parandalohej nëse do ishin marrë masa për strehimin pas denoncimit që bëra”, shprehet komshija për newsbomb.al.

Policia e shtetit nuk veproi pas denoncimit të bërë nga qytetarja, por një tjetër problem është mungesa e strehimit dhe rehabilitimi i të sëmurëve mendorë.

“Mbrëme jam mërzitur shumë me këtë që ndodhi këtu përballe me rajonin e policisë nr. 3. Ishte një tragjedi që mund të ishte parandaluar. Njeriu që humbi jeten mbrëme tek kabina elektrike kishte 3 muaj që jetonte brenda në kabinë. Ishte endacak dhe me të meta mendore. Ndryshe njihej në lagje si: "Çuni i Tukes". Kam shkuar unë personalisht të shtunen e kaluar në polici (paradite dt.11 Mars) ku jam ankuar që të merrnin masa pasi ai njeri e kishte jetën në rrezik.

Policia mesa duket vetëm lajmeroi OSHEE-në dhe asnjë masë tjetër nuk u mor.

Mbrëmë këtu ka qenë panik i madh. Fëmijët që luanin përjasht ulërinin në momentin që ndodhi tragjedia.

Këtu ka dy probleme të medha: Policia që nuk lëvizi as gishtin dhe shteti ynë që nuk ka asnjë zgjidhje për të sëmurët mendorë”, u shpreh qytetarja për newsbomb.al, e cila thekson se kjo tragjedi mund të parandalohej nëse do ishin marrë masat në kohë. /Newsbomb.al/  

LEXO EDHE: Humbi jetën si pasojë e shkëndisë elektrike në Tiranë, ja çfarë nxorrën nga kabina ku jetonte 36-vjeçari (FOTOT)

Article Logic
Execution time: 0.0024709701538086
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72408" }