Denoncim: “Nxënësit i nxorën nga mësimi dhe i detyruan të prisnin deputetin e PS-së”

Publikuar tek: politike, më 17:03 19-03-2017 Denoncim: “Nxënësit i nxorën nga mësimi dhe i detyruan të prisnin deputetin e PS-së”

Nxënësit e shkollës së mesme ‘Sabah Sinani’ në qytetin e Pukës janë detyruar që të marrin pjesë në një takim ku ishte i pranishëm deputeti i Partisë Socialistë Ditmir Bushati.

Më anë të një statusi në “Facebook”,  ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e bërë nga një qytetarë ku i shkruan se, janë nxjerrë nga mësimi nga drejtuesit e shkollës që të pritur deputetin e PS-së.

Statusi i Berishes:

“Pershendetje doktor BERISHA ! Pjesemarrja e lire ne takime politike eshte e drejte e cdo njeriu .Por kjo ne shumicen e rasteve po ndodh dhunshem.Sot nxenes te shkolles se mesme ‘Sabah Sinani ‘ te qytetit te Pukes jane detyruar te marrin pjese ne takimin e organizuar nga partia socialiste me deputetet Ditzi Bushati e Pjerin Tenderi ne kuader te vjedhjes me cdo kusht te votave ne favor te R ilindjes.Pjesemarrja e detyruar eshte organizuar nga drejtueset mediokre te shkolles ,drejtoresha Angjelina Paloka e n/drejtoresha Jorgjie Dodani te cilat pasi kane nxjerre nxenesit nga mesimi jane kujdesur qe te gjithe te jene pjesemarres duke survejuar hipjen e tyre ne autobuset qe do t’i dergonin te lokali ‘SH&SH ‘ku do behej takimi .Nderkohe qe nxenesit qe kane marre pjese (ose prinderit e tyre)ne protesten e 18 shkurtit jane kercenuar me vleresime te uleta ne mesime .Kjo eshte pasqyra e vertete e reformes se Lindites se Edi masshtruesit .Ky eshte shteti qe nuk duam. Te lutem anonim”.

Article Logic
Execution time: 0.0023460388183594
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72440" }