Nis shembja e pallatit 5 kate në Vlorë, do ia zërë vendin lulishtja (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:03 19-03-2017 Nis shembja e pallatit 5 kate në Vlorë, do ia zërë vendin lulishtja (Foto)

Pallati i “Tre Racave” për të cilin Kryeministri Rama deklaroi se vendin e tij do ta zinte lulishtja, ka nisur procedurën për t’u shembur.

Ka qenë IKMT, institucioni që i ka dorëzuar pronarit vendimin e shembjes, ku nga ana tjetër ka nisur çmontimi i skelave, si dhe ambienteve të tjera për t’i hapur rrugë shembjes, e cila pritet të bëhet nëpërmjet shpërthimit.

Policia ka bërë rrethimin e zonës, ndërkohë që në mes të javës pritet ndërhyrja e forcave të cilat do të bëjnë shpërthimin.

Sipas burimeve, ndryshe nga çfarë u fol se “pallati do shembej për shkak se ishte pa leje”, Këshilli i Ministrave ka nxjerrë një VKM për shpronësimin e tij me një vlerë të konsiderueshme.

Pallati, i cili aktualisht është në katin e 4 do të vijonte ndërtimin deri në 12 kate, pas një beteje të gjatë ligjore mbi çështjen e Lejes, nëse ishte e saktë apo jo; betejë e cila u fitua nga pronari. Sipas të njëjtave burime, pas shembjes së pallatit, pritet ndërtimi i një lulishteje në të gjithë sipërfaqen ku do të ndërtoheshin 3 kullat.

awerwtrw33333.jpg

asdrqwdw322rfghh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023770332336426
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72456" }