Turqia planifikon një tubim të ri në Gjermani

Publikuar tek: bota, më 06:03 20-03-2017 Turqia planifikon një tubim të ri në Gjermani

Ka gjasa që ministrat e Turqisë do të planifikojnë një tubim tjetër në Gjermani, përpara referendumit të 16 prillit, një lëvizje e cila mund të tensionojë më shumë raportet në mes të Ankarasë dhe Berlinit.

Kjo deklaratë është bërë nga Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit Recep Tayyip Erdogan, gjatë një interviste dhënë sot për CNN në gjuhën turke. Rreth 30,000 kurdë janë mbledhur në qendrën e Frankfurtit më 18 mars, për të protestuar kundër referendumit.

Pas ndalimit të disa tubimeve të ministrave turq në Holandë dhe Gjermani, tensionet mes Ankarasë dhe Evropës janë rritur. Erdogan ka akuzuar Gjermaninë për “praktika naziste”, ndërkaq Holandën e ka fajësuar për Masakrën e Srebrenicës.

Article Logic
Execution time: 0.022698879241943
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72466" }