Dekretimi i Xhafajt nga Nishani, gazetari mbështet vendimin: Mes moralit dhe ligjit gjithmonë duhet të prevalojë ligji

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:03 20-03-2017 Dekretimi i Xhafajt nga Nishani, gazetari mbështet vendimin: Mes moralit dhe ligjit gjithmonë duhet të prevalojë ligji

“Presidenti veproi drejtë, mes moralit dhe ligjit gjithmonë duhet të prevalojë ligji, sepse mbi moral mund të veprosh drejtë por edhe padrejtësisht!”, kështu shprehet gazetari Denis Dyrnjana i cili mbështet vendimin e presidentit Nishani për dekretimin e Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

 “Në komunizëm njerëzit dënoheshin, denigroheshin dhe persekutoheshin në emër të moralit, moralit komunisto/proletar. Sot po i kërkohet Presidentit pse nuk veproi në emër të moralit për rastin e Fatmir Xhafës, por veproi në bazë të ligjit. Ndër shqiptarë ka ndryshuar sistemi, por jo mendësia. Njerëzit ende vijojnë të linçohen publikisht për biografi, reminishencë e së kaluarës diktatoriale!

Presidenti veproi drejtë në këtë rast! Mes moralit dhe ligjit gjithmonë duhet të prevalojë ligji, sepse mbi moral mund të veprosh drejtë por edhe padrejtësisht. Diktatura tregoi se mbi bazën e moralit të shndërruar dhe justifikuar shpesh edhe me ligj u shtypën, pushkatuan dhe persekutuan mijëra vetë. Përsëritja e të njëjtit gabim në formë dhe përmbajtje të ndryshme është edhe më e rëndë!”,-shprehet gazetari.

Article Logic
Execution time: 0.015752077102661
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72490" }