Sigurohuni nga çdo shkelje apo keqpërdorim të të dhënave, aplikacioni “IDP ANKESA” mbron privatësinë

Publikuar tek: ekonomi, më 09:03 20-03-2017 Sigurohuni nga çdo shkelje apo keqpërdorim të të dhënave, aplikacioni “IDP ANKESA” mbron privatësinë

Prej ditës së sotme, aplikacioni “IDP ANKESA” është i disponueshëm për t’u shkarkuar nga të gjithë qytetarët në “play store” (për telefonët android).

Kjo risi mundëson realizimin e ankesës për çdo shkelje apo keqpërdorim të të dhënave personale drejtpërdrejtë nga telefoni pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Aplikacioni është funksional, i shpejtë dhe komod në përdorim. Nëpërmjet këtij instrumenti synohet rritja e ndërgjegjësimit të individit dhe shoqërisë për mbrojtjen e privatësisë.

Për realizimin e aplikacionit Zyra e Komisionerit bashkëpunoi me Institutin “Harry Fultz” në organizimin e konkursit “Privacy App” në kuadër të 28 Janarit, Ditës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Modeli fitues, i përzgjedhur mes 3 grupeve konkurruese, është ai i realizuar nga nxënësit Damian Ndoja, Arbest Skënderaj, Merin Begeja dhe Landi Gjoka.

Article Logic
Execution time: 0.0026400089263916
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72494" }