Nis debati në “Big Brother”: S’kam ardhur të dëgjoj arrogancën tënde, mos më thuaj çfarë të bëj

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:03 20-03-2017 Nis debati në “Big Brother”: S’kam ardhur të dëgjoj arrogancën tënde, mos më thuaj çfarë të bëj

Debati në “Big Brother” ka nisur edhe pse ka vetëm pak ditë që nga hapja e dyerve të shtëpisë gjigante.

Janë pikërisht dy banoret Fiorentina dhe Gerta që debatuan me njëra-tjetrën dhe arsyeja ishte mosorganizimi gjatë gatimit dhe ngrënies së darkës.

“Dhjetë veta nuk mund të fusim të gjithë duart për të gatuar. Kështu duhet të përcaktojmë disa persona për të gatuar”, i thotë Gerta-Fiorentinës.

Fiorentina: Ti merr zjarr kot.

Gerta: Je ti që flet me arrogancë.

Fiorentina: Jo, jo, fare. Nuk të flas ty me arrogancë.

Gerta: Unë nuk kam ardhur këtu të dëgjoj arrogancën tënde dhe të më thotë njeri se çfarë të bëj.

Fiorentina: Ti dy ditë ke që më njeh, ku e sheh arrogancën time?

Kjo situatë u mbyll nga Fiorentina, e cila u tërhoq duke i thënë se nuk kishte pasur asgjë ndaj saj.

Article Logic
Execution time: 0.019258975982666
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72498" }