Klubi i volejbollit “Erzeni” feston 70-vjetorin, Duka: “Ekip i madh, por nuk ka ambiente ku të luaj”

Publikuar tek: sport, më 10:03 20-03-2017 Klubi i volejbollit “Erzeni” feston 70-vjetorin, Duka: “Ekip i madh, por nuk ka ambiente ku të luaj”

 Klubi i Volejbollit “Erzeni” festoi përvjetorin e 70 të themelit të tij dje në një atmosferë festive.

Legjenda të së kaluarës së klubit, pjesëtarë të skuadrës që në fundin e viteve ’90 dominuan volejbollin shqiptar duke fituar tre tituj kampionë me skuadrën nga Shijaku, u mblodhën për të vlerësuar traditën e kësaj skuadre. Gjatë këtij aktiviteti Federata Shqiptare e Volejbollit i dorëzoi përfaqësuesëve të Klubit Erzeni titullin “Nderi i Volejbollit Shqiptar”

70-vjetori i themelimit të klubit të Erzenit u shndërrua në një festë për të gjithë volejbollin shqiptar. Të pranishëm në darkën e organizuar nga familja Duka ishin pjesëtarë të të gjitha klubeve shqiptare të volebollit. Një takim brezash, për të vlerësuar maksimalisht kontributin e të gjithëve. Por edhe një mënyrë për të qëndruar të bashkuar dhe për të punuar në rritjen e cilësisë në mënyrë që volejbolli shqiptar të rikthehet në nivelet e viteve të mëparshme.

Gjatë fjalës së tij ish volejbollisti Agron Duka, njëherësh organizator i këtij përvjetori, u shpreh se ky është një takim brezash, por që nga aktiviteti i kaluar e deri më sot “Erzeni” ka humbur shumë emra të cilët nuk jetojnë më. Një ndër ta ishte edhe Robert Borova i cili u nda nga jeta pak muaj më parë. Pasardhësit të Robertit, djalit të tij, Tomit, Federata Shqiptare e Volebollit i dorëzoi titullit “Nder i Volejbollit Shqiptar”.

“Erzeni” ka qenë shumë i sukseshëm në këtë lloj sporti. Ka dalë tre herë kampion, dy herë Kupën e Republikës. Por gjithësesi në e organizojmë si takim brezash një hjerë në katër ose pesë vjet. Këtë radhë ishtë kjo simbolikë shumë e bukur. Natyrisht që gjithnjë i bëhet elozhe dhe urime klubit të “Erzenit” sepse tashmë ky klub vijon të marrë pjesë dhe të jetë prezent në Kampionatin e Volebollit Shqiptar. Ka vetëm një problem shumë të madh sepse “Erzeni” nuk ka ambiente për të luatur volejboll. Do të ishte mirë që një ekip me kaq histori në volejboll të kishte të paktën një ambient për të luajtur këtë sport. E meriton faktikisht” tha zoti Duka.

Një mbrëmje ku të gjithë ishin të pranishëm për volejbollin me rivalitetin që iu la vetëm parketit. Jo rastësisht në festën e 70-vjetorit të klubit Erzeni, trajnerit të ekipit të Partizanit, Ylli Tomori që vetëm pak javë më parë i eliminoi nga gjysmëfinalet e Kupës, iu dorëzua titulli “Nderi i Kombit” nga presidenti i Republikës.

DSC_0321.jpg

Article Logic
Execution time: 0.018676996231079
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72503" }