“Shpërthen” aktori shqiptar pas deklaratës së Le Pen: “Injorante, antinjerëzore, na e bën Kosovën djep të Serbisë”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:03 20-03-2017 “Shpërthen” aktori shqiptar pas deklaratës së Le Pen: “Injorante, antinjerëzore, na e bën Kosovën djep të Serbisë”

Pas deklaratës së kandidates për presidente të Francës, Marine Le Pen se nëse fiton këtë status do të anullojë njohjen e Kosovës shtet i pavarur ka shkruar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Aktori Neritan Liçaj nuk e ka “përtypur” dot deklaratën e fortë të Le Pen dhe ka shkruar i revoltuar kundër saj një status në facebook.  

“Me c'surrat Le Pen do terheqi njohjen e Kosoves?! Me c'injorance historike kjo ZONJE deklaron se Kosova eshte djepi i serbise?!Deri kur popujt e demokracive te konsoliduara do ndjekin dhe ne rastet me te keqija do votojne populist ekstremist te lodhur?!#francmosvotolepen”, shkrun Liçaj.

Më tej ai e cilëson atë injorante teksa i përgjigjet një komentuesi.

“Dhe injorante dhe antinjerezore miku im. Kosova u la ne gjak par liri kjo idjote do te kthej serisht serbet atje.Katastrofë”, shkruan aktori.

Kryetarja e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe ‘Srpski Telegraf’ ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe” prandaj “do ta tërheq njohjen e Kosovës”.

 

licaj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.020211935043335
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72516" }