KURTHI i BASHËS për NISHANIN/ Si u dogj karriera e Presidentit për rikthim “të fuqishëm” në PD

Publikuar tek: politike, më 12:03 20-03-2017 KURTHI i BASHËS për NISHANIN/ Si u dogj karriera e Presidentit për rikthim “të fuqishëm” në PD

Tre ditë më parë, nga "çadra e Lirisë" vendosur përballë kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në prani të kamerave, në transmetim live dhe përballë militantëve, Lulzim Basha i bënte thirrje presidentit Bujar Nishani të ngrihej në lartësinë e detyrës dhe të mos dekretonte ministrin e ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Nga Baku, ku ishte në vizitë zyrtare, presidenti Nishani ishte ndoshta i bindur të bëntë një lëvizje që do t’i jepte shumë kredite dhe brenda forcës politike, nga e cila u ngrit në detyrën e presidentit të Republikës.

Vetë Lulzim Basha është jurist dhe e kishte të qartë fare mirë se presidenti i Republikës nuk ka asnjë mekanizëm për të mos kryer dekretimin e ministrit të ri, që kishte udhëhequr reformën në drejtësi në vend, nën asistencën e rreptë të ndërkombëtarëve.

Por ndërkohë, presidenti Bujar Nishani u rikthye, dhe dha tre mesazhe në fjalimin e vet, të treja, që shkonin kundër interesave të opozitës.

E para, ishte argumentimi ligjor e kushtetues se pse duhet të dekretonte ministrin e ri, Fatmir Xhafaj.

E dyta, nuk la asnjë shtet për qeveri teknike, një kërkesë njëmujore e opozitës që mban cadrën hapur në shesh, duke lënë të kuptohet se maxhoranca i ka votat në parlament dhe aty bien e ngrihen qeveritë.

E treta, në asnjë rast nuk legjitimoi çadrën e opozitës, dhe nuk e përmendi atë, duke kërkuar zgjidhje politike në parlament, jashtë çadrës.

Dhe me këto tre elementë, kaq ka mjaftuar për militantët demokratë që e shihnin plot shpresë presidentin e Republikës se do të mbante anën e tyre. Në rrjetet sociale, shpërthyen akuza ndaj kreut të shtetit, “kapterr”, “oficer” etj, si një njeri që kishte tradhëtuar idealin e PD.

Në fakt, presidentit Nishani i përfundon mandati. Dhe sikurse është bërë e qartë, ai nuk do të jetë kandidat për një mandat të dytë. Në ambiente të ndryshme ishte folur për një rikthim të tijin në Partinë Demokratike, parti, që i kishte shërbyer edhe si ministër i Brendshëm.

Dhe duke rikthyer pjesën militante kundër presidentit Nishani, duket se Lulzim Basha, ka pastruar edhe rrugën e tij, brenda Partisë Demokratike. Tashmë, militantët e PD, ndihen të tradhëtuar nga Nishani, dhe besimplotë te kryetari i tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0028178691864014
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72518" }