Mbledhja e PS-së, del ministrja Felaj dhe vendos pikat mbi “i”: Zgjedhjet patjetër më 18 qershor, edhe pa PD-në

Publikuar tek: politike, më 13:03 20-03-2017 Mbledhja e PS-së, del ministrja Felaj dhe vendos pikat mbi “i”: Zgjedhjet patjetër më 18 qershor, edhe pa PD-në

E prerë dhe e qartë ka qenë në mesazhin e saj ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Ndërsa i bëri thirrje opozitës të kthehet në mbledhjet Parlamentare, Felaj deklaroi se kjo ishte një mbledhje e përjavshme dhe se nuk kishte motiv përcaktimin e detyrave të deputetëve lidhur me zgjedhjet.

 “Nuk ishte ky motivi për të cilin u mblodhëm sot, çdo deputet është i qartë për punën që duhet të bëjë në terren”, tha Felaj ndërsa kur u pyet nëse kjo nënkuptonte se zgjedhjet do të zhvillohen më 18 qershor edhe pa PD-në, ministrja u përgjigj shkurt.

“Po, patjetër”.

Article Logic
Execution time: 0.0023138523101807
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72529" }