Zbardhen mesazhet e Ramës në mbledhjen pa kamera, shefi i qeverisë-deputetëve socialistë: Kjo është alternativa e vetme që kemi

Publikuar tek: politike, më 13:03 20-03-2017 Zbardhen mesazhet e Ramës në mbledhjen pa kamera, shefi i qeverisë-deputetëve socialistë: Kjo është alternativa e vetme që kemi

Mesazhe inkurajuese ka dhënë shefi i qeverisë Edi Rama për deputetët e PS-së në mbledhjen e grupit, zhvilluar sot pa praninë e kamerave.

“Alternativa e vetme është që Partia Socialiste të hyjë në zgjedhje. PS duhet të jetë forcë e parë në zgjedhje dhe rezultati duhet të jetë më i thellë se në vitin 2013”, u ka thënë prerë Rama socialistëve në mbledhje ndërsa ka përforcuar edhe njëherë deklaratën se në zgjedhje do hyhet më 18 qershor, me apo pa opozitën.

"Ne e duam reformën në drejtësi dhe do e çojmë deri në fund. Me apo pa Saliun do shkojmë në zgjedhje. Ne nuk mund të krahasohemi me rastin e Maqedonisë! Dilni në terren dhe takoni çdo qytetar”, ka thënë Rama në mbledhje.

Fill pas daljes nga mbledhja, shefi i qeverisë është pyetur nga gazetarët lidhur me qëndrimin e kreut të shtetit Bujar Nishani lidhur me ministrin e ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj por nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë. Ka buzëqeshur për gazetarët dhe është larguar...

Article Logic
Execution time: 0.0023689270019531
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72531" }