Gjermania hedh poshtë pretendimet e Trump: Nuk kemi borxhe ndaj NATO-s

Publikuar tek: bota, më 14:03 20-03-2017 Gjermania hedh poshtë pretendimet e Trump: Nuk kemi borxhe ndaj NATO-s

Gjermania ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se Gjermania i ka borxh “shuma të mëdha parash” NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara.

Deklarata e ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, vjen si kundërpërgjigje ndaj pretendimeve të Trumpit, i cili tha se Gjermania duhet të paguajë borxhin për mbrojtje.

“Nuk kemi borxhe ndaj NATO-s”, ka thënë Von der Leyen, duke shtuar se objektivi i aleancës për shpenzimet e mbrojtjes nga vendet anëtare nuk është i lidhur ekskluzivisht me kontributet financiare ndaj NATO-s.

Më 2014, NATO është pajtuar për një plan, sipas të cilit, çdo vend anëtar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për 2 % të GDP-së më 2024.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka theksuar se Berlini është i përkushtuar për këtë qëllim.

Në deklaratën e Von der Leyen thuhet se rritjet e shpenzimeve të mbrojtjes së Gjermanisë nuk janë vetëm ndaj NATO-s por edhe ndaj OKB-së dhe përpjekjeve paqeruajtëse të BE-së, si dhe për luftimin e militantëve të Shtetit Islamik.

Article Logic
Execution time: 0.023179054260254
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72538" }