Aurel Plasari nxjerr “bllof” Lulzim Bashën pas deklaratës sot nga protesta: Si më lexoi mbrapsht

Publikuar tek: politike, më 14:03 20-03-2017 Aurel Plasari nxjerr “bllof” Lulzim Bashën pas deklaratës sot nga protesta: Si më lexoi mbrapsht

Reagon intelektuali Aurel Plasari pas deklaratës së Lulzim Bashës sot nga protesta.

“Rama dje në monolog pranoi se Shqipëria është anomali. Por pavarësisht kësaj do t’i shkoj deri në fund. Përgjigjen më të mirë ia dha Aurel Plasari kur i shkruajti: mos more djalë se do perfundosh si Duçja”, tha Basha duke ngjallur menjëherë reagimin e Plasarit. Intelektuali thotë se mesazhi i tij është “lexuar mbrapsht”.

REAGIMI I PLOTË:

NJË SHEMBULL I TË LEXUARIT MBRAPSHT


Ja këtu sesi një miku ynë i lexon mesazhet paralajmëruese për ruajtjen e sistemit të demokracisë në Shqipëri.

Nuk kam ndeshur deri më sot ndonjë politikan që të ketë deklaruar për kryeministrin “që do të përfundojë si Duçja”, siç transliteron i merakosur miku ynë ! Kam ndeshur, përkundrazi, njerëz që pa qenë politikanë kanë pasur mendjen të shprehin publikisht shqetësimin sesi shembulli famëkeq i parlamentit të Mussolinit pa opozitë NUK duhet imituar, sesi NUK duhet të përfundojë asnjë kryeministër në botë mbas mësimit historik të rastit “Duce”, sesi një parlament pa opozitë NUK është më parlament demokratik dhe NUK mund të funksionojë dhe sesi Shqipëria europiane NUK ka se përse të rrëshqasë drejt fashistizimit për shkak të një pushteti arrogant: për shkak të cilitdo “pushtet”. Ky është për mua të qenët i ndërgjegjshëm, në e pastë ndokush romuz për mua “ndërgjegjësimin”.

Dhe tani pyetja se përse dikujt dhe ndokujt i intereson t’i lexojë dhe t’i interpretojë gjërat mbrapsht?

aur.jpg

Article Logic
Execution time: 0.020241022109985
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72540" }