Bilanc i “frikshëm” i dorëzimit të armëve në pak ditë në të gjithë vendit (SHIFRAT DHE QARQET)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:03 20-03-2017 Bilanc i “frikshëm” i dorëzimit të armëve në pak ditë në të gjithë vendit (SHIFRAT DHE QARQET)

Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 86 armë zjarri, 69.245 fishekë, 52 krehëra, 101 granata, 68 ndezesa, 5 kallëpe dinamiti, 1 kuti lëndë tymuese si dhe 2 kaseta mitralozi, konkretisht:

Qarku Dibër:

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe i municioneve luftarake. Gjatë kësaj jave janë dorëzuar nga banorët: 15 armë zjarri,  5887 fishekë, 12 krehëra, 38 granata, 28 ndezësa,  pjesë armatimi dhe  kaseta mitralozi.

Qarku Tiranë:

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit në Komisariatet e Policië Tiranë janë dorëzuar nga banorët 14 armë zjarri, 2300 fishekë dhe 10 granata.

Qarku Kukës:

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit, janë dorëzuar 11 armë, 1000 fishekë, 11 krehëra.

Qarku Korçë:

Vijon masivisht dorizimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar : 8 armë zjarri, 9388 fishekë, 27 granata, 20 ndezësa, 5 kallëpë dinamiti, 2 kaseta mitrolozi dhe 1 kuti me lëndë tymuese.

Qarku Durrës:

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 7 armë zjarri, 7 krehëra dhe 450 fishekë.

Qarku Berat:

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit në qarkun Berat janë dorëzuar 6 armë zjarri dhe 26300 fishekë.

Qarku Fier:

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjate ditëve të fundit janë dorëzuar 6  armë zjarri, 350 fishekë, 1 granatë dhe 8 krehëra.

Qarku Gjirokastër:

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve.  Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 5 armë zjarri dhe 17 670 fishekë

Qarku  Elbasan:

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit në qarkun e Elbasanit janë dorëzuar 4 armë zjarri, 3070 fishekë dhe 13 krehëra.

Qarku Shkodër:

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit dorëzohen nga banorët 4 armë zjarri dhe 200 fishekë.

Qarku Lezhë:

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve.  Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 3 armë zjarri, 25 granata, 20 ndezësa , 2400 fishekë dhe 1 krehër.

Qarku Vlorë:

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve.  Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 3 armë zjarri si dhe 230 fishekë.

Article Logic
Execution time: 0.013103008270264
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72544" }