Arrestohet “zv/ Drejtori” i ALUIZNI-t në Tiranë, mashtronte qytetarët dhe iu merrte shuma marramendëse (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:03 20-03-2017 Arrestohet “zv/ Drejtori” i ALUIZNI-t në Tiranë,  mashtronte qytetarët dhe iu merrte shuma marramendëse  (EMRI)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot një person i cili mashtronte qytetarët teksa prezantohej si zv, drejtor i ALUIZNI-t në Tiranë.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Artan Laçi i cili iu premtonte qytetarëve se do legalizoheshin banesat e tyre .

Sipas policisë Laçi kishte marrë shuma të mëdha parash nga qytetarët kundrejt premtimit për legalizimin e banesave. Arrestimi u bë nga Seksioni i Hetimit te Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë Drejtorisë Vendore te Policisë Tiranë. 

Ndërkohë pritet që Krimi Ekonomik të japë detaje lidhur me shumën konkrete që iu është marë qytetarëve si dhe rrugët që ka përdorur Laçi për t'u marrë paratë.

Article Logic
Execution time: 0.011322021484375
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72546" }