“Nipi i kryebashkiakut shkel moratoriumin e gjuetisë, bën kërdinë me rosa"

Publikuar tek: politike, më 15:03 20-03-2017 “Nipi i kryebashkiakut shkel moratoriumin e gjuetisë, bën kërdinë me rosa

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot përmes një fotografie nipin e kyebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi, që sipas tij shkel moratoriumin e gjuetisë.

“Moratoriumin e kemi për qytetarët dhe jo për qeveritarët, ata çmenden për rosa”, shkruan Berisha në Facebook.

Në foto duket një postim i Toni Kokoneshi në rrjetin Instagram, ku besohet të ketë hedhur një fotografi me rreth 28 shpendë të vrara, teksa shkruan “Të bëjnë mirë për shëndetin”.

Vërtetësia e këtij denoncimi nuk dihet, megjithatë do të ishte shumë e rëndë nëse rezulton e vërtetë, jo vetëm për faktin e shkeljes së moratoriumit, por duke marrë parasysh se këto shpendë mund të jenë vrarë në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Divjakës. /Newsbomb.al

werwer23r23ryyy.jpg

werw3434r3tyyrefwerftewt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.014068126678467
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72549" }