Shqiptari përdhunonte gruan në prani të fëmijëve të mitur, arrestohet nga policia italiane

Publikuar tek: rajon, më 17:35 20-03-2017 Shqiptari përdhunonte gruan në prani të fëmijëve të mitur, arrestohet nga policia italiane

Dhuna seksuale dhe rrahjet e vazhdueshme që i bënte të shoqes, i kanë kushtuar lirinë një 44-vjeçari shqiptar, rezident në Itali. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i ka shkaktuar dëmtime fizike por dhe emocionale gruas së tij 43-vjeçare.

“Ansa’ shkruan se çifti jetonte në Savignano prej vitesh. Pas dhunës seksuale dhe fizike ndaj saj, kishte qenë pikërisht gruaja që kishte denoncuar në polici burrin e saj, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Drama thellohet akoma më shumë, pasi 44-vjeçari kishte dhunuar, fyer, kërcënuar, madje dhe përdhunuar gruan në sy të tre fëmijëve të tyre të mitur. Tashmë ai ndodhet në paraburgim nën akuzat ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë’ dhe ‘Dhunë në familje’.

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata tronditëse: “Arkivoli i Sllobodan Millosheviç ishte bosh, ai është gjallë”
Hashim Thaçi: Askush nuk ka veto mbi Ushtrinë e Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.030188083648682
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72553" }