Kapen me gjysme ton drogë, arresohen 2 shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:34 20-03-2017 Kapen me gjysme ton drogë, arresohen 2 shqiptarë

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët transportonin gjysmë ton drogë. Të arrestuarit janë një 53 dhe 26 - vjeçar.

Ata u ndaluan në orët e para të mëngjesit në afërsi të Konicës, teksa transportonin drogën me një automjet rulo që e kishin marrë me qira.

Policia e Janinës sekuestroi në total 530 kilogramë kanabis, që dyshohet se e kishte prejardhjen nga Shqipëria. Droga ishte e ndarë në 180 pako, të cilat do t’i shpërndanin në Athinë.

Policia u sekuestroi dy shqiptarëve edhe një shumë prej 170 eurosh dhe tre telefona celularë. Sipas prokurorisë, të arrestuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar të trafikimit të drogës.

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet “zv/ Drejtori” i ALUIZNI-t në Tiranë, mashtronte qytetarët dhe iu merrte shuma marramendëse (EMRI)
I riu nga Kavaja tenton të përdhunojë gruan 10 vjet më të madhe, arrestohet »
Article Logic
Execution time: 0.015053987503052
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72556" }