“Big Brother”, Armela për Benardin: Ai është nga Laçi, e mëson lehtë italishten

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:03 20-03-2017 “Big Brother”, Armela për Benardin: Ai është nga Laçi, e mëson lehtë italishten

Big Brother futi libra në gjuhë të huaj në shtëpi për banorët që ata të mësojnë, duke i përcaktuar edhe gjuhën.

Por Armela nuk qëndroi pa e ngacmuar Benardin, pasi ky i fundit i tregoi asaj se kishte një libër në gjuhën italiane.

“Ky është dhe nga Laçi, e ka të lehtë të mësojë italishten”, thotë Armela përtej xhamit, megjithëse Benardi është nga Lezha. Ndërsa Xheni thotë se ajo do ta kishte ndihmuar ta mësonte më lehtë, por është e pamundur duke qëndruar të ndarë.

Ndërkohë, për Liridonin, 33-vjeçarin nga Prishtina, ishte zgjedhur një libër në gjuhën greke. Liridoni thotë se nuk merr vesh asnjë fjalë, por është Ervini ai që i del në ndihmë. “Unë di greqisht, ta mësoj unë”, i thotë ai.

Article Logic
Execution time: 0.019680023193359
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72557" }