Shpërthim me bombë në Bagdad, 23 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Publikuar tek: bota, më 17:03 20-03-2017 Shpërthim me bombë në Bagdad, 23 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Zyrtarë irakenë kanë thënë se shpërthimi i një bombe në një zonë komerciale në Bagdad i ka marrë jetën të paktën 23 personave.

Duke folur për AP në kushte anonimiteti, pasi nuk është autorizuar të japë informacion, zyrtari tha se nga shpërthimi i makinës bombë në lagjen Amil kanë mbetur edhe 45 civilë të plagosur.

Përgjegjësinë për shpërthimin me bombë nuk e ka marrë përsipër askush, por sulme të ngjashme më parë janë kryer nga militantët e Shtetit Islamik.

Ushtria irakene është angazhuar prej disa muajsh në çlirimin e Mosulit të pushtuar pjesërisht nga forcat e ISIS. /Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0026428699493408
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72558" }