'Porositë' e Blendi Klosit për Olta Xhaçkën, ministren e re të Mirëqënies Sociale

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:03 20-03-2017 'Porositë' e Blendi Klosit për Olta Xhaçkën, ministren e re të Mirëqënies Sociale

Pasi i dorëzoi stafetën duke i uruar suksese në detyrën e re në ceremoninë e zhvilluar sot, jashtë kamerave ish-ministri Blendi Klosi duket se ka disa këshilla për Olta Xhaçkën.

Në këtë fotografi, të shkrepur pas përfundimit të ceremonisë, Klosi duket teksa diskuton me Xhaçkën, ndërsa ministrja e re e Mirëqënies Sociale është e fokusuar te fjalët e tij.

Për detyrën e re Xhaçkën e ka uruar edhe sot ministri i parë i kësaj ministrie në qeverinë Rama, Erion Veliaj, i dorëhequr pasi u bë kryebashkiak i Tiranës.

“Kjo është një nga ato ministritë që realisht është parashkollë politike. Mbaj mend që ministria trajtohej si një kusur që i jepej një aleati të vogël thjesht për t’u marrë me këta varfanjakët, njerëzit me ngjyrë, mezi ecin dhe trajtohej në mënyrën më diskriminuese, vetë ministria, imagjino njerëzit me të cilët merrej kjo ministri”, u shpreh Veliaj. /Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.019532918930054
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72561" }