Gazetarja e njohur ‘djeg’ Drimadhesin në festën e ditëlindjes, 4 këngëtarë ‘live’, dhjetra kolegë dhe VIP-a (FOTO dhe VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:03 20-03-2017

Edhe pse thonë që ditëlindja e 40-të nuk festohet, gazetarja e njohur shqiptare, Ela Ruçi ka thyer çdo rregull.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se Ruçi jo vetëm që e ka festuar ditëlindjen, por ka organizuar edhe një superfestë në jug të Shqipërisë.

Dhjetra kolegë, personazhe VIP dhe 4 këngëtarë kanë kënduar ‘live’ dhe të gjithë së bashku i kanë vënë ‘flakën’ jugut.

“Kështu të pafsha gjithmonë, të lumtur mes miqsh të tillë. Ishte festa më e bukur, ku kishte shumëçka, sa deti, sa qielli, sa toka hahaha. Flm që më bëre pjesë të saj e uron kolegia Zefina Hasani e cila nëpërmjet mesazhit të urimit lë të kuptohet qartë se festa vërtetë ka qenë madhështore.

Alban Nimani dhe Mariza Ikonomi kanë qenë ndër këngëtarët që kanë ndezur festën me muzikë, ndërkohë që dhjetra fishekzjarrë dhe balona kanë ndriçuar qiellin.

gazetarja9.jpggazetarja5.jpggazetarja6.jpggazetarja7.jpggazetarja8.jpggazetarja10.jpggazetarja11.jpggazetarja12.jpggazetarja.jpggazetarja1.jpggazetarja2.jpggazetarja3.jpggazetarja4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.031707048416138
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72562" }