Basha i përgjigjet Ramës: S'ka zgjedhje pa ne

Publikuar tek: politike, më 18:03 20-03-2017 Basha i përgjigjet Ramës: S'ka zgjedhje pa ne

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të hyjë në zgjedhje më 18 qershor edhe pa opozitën, kreu i Partisë Demokratike i përgjigjet nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale.

“Ngatërroni dëshirat tuaja me vullnetin e popullit” shkruan Basha teksa quan trima dhe trimëresha socialistët që sipas tij i shërbejnë krimit por që ndihen padronë të popullit.

Reagimi i plotë:

Edi Rama dhe udhëheqësit e lartë të PS-së, pothuajse të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste, ngatërrojnë dëshirat e tyre me vullnetin e popullit dhe identifikojnë karriken e tyre me demokracinë. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë pluralizmin, të kuptojnë sovranitetin e qytetarëve mbi pushtetin e tyre.

Trimat dhe trimëreshat socialiste, shërbëtorë të krimit por që ndihen padronë të popullit, duhet të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, se qeverisje të dalë nga zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

Ne nuk kemi asnjë ngut dhe nuk kemi asnjë mëdyshje. Ne jemi të qetë, por të palëkundur në qendresën tonë. Zgjedhje të ndikuara apo kontrolluara nga krimi nuk do të ketë. Zgjedhje me shërbëtorë të krimit në qeverisje nuk do të ketë. Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Situata është e qartë dhe e thjeshtë: ne jemi me popullin, ata janë me krimin. Vetëm njerëzit me gjendje jo të kthjellët psiqike nuk e kuptojnë dot se cili do të jetë rezultati i kësaj përballjeje.

Article Logic
Execution time: 0.0026099681854248
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72565" }