Hashim Thaçi: Askush nuk ka veto mbi Ushtrinë e Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 19:03 20-03-2017 Hashim Thaçi: Askush nuk ka veto mbi Ushtrinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ankua sot në provizionet e pakos së Ahtisaarit, kur foli për bllokadën që përfaqësuesit serbë në Kuvend të Kosovës po i bëjnë transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, përmes ndryshimeve kushtetuese.

Komentet e Thaçit u bënë në një konferencë kushtuar javës së gruas në Kosovë, ku theksoi se askush nuk ka veto për Ushtrinë.

Bashkësia ndërkombëtare është shprehur fuqishëm kundër idesë së Thaçit për t’ia ndryshuar misionin FSK-së përmes ligjit.

Por Thaçi thotë se ideja e tij ka mbështetjen e “shumicës absolute” të kosovarëve.

“Shumica absolute e kosovarëve si shumicë ashtu edhe të etnive jo shumicë, e kanë përkrahur këtë propozim por i kemi pranuar edhe një sërë vërejtjesh nga miqtë e Kosovës dhe kontribuuesit kryesorë të lirisë dhe pavarësisë sonë”,- tha ai.

“Jam i lumtur që vërejtjet nuk kanë të bëjnë me të drejtën tonë që të kemi ushtri apo të mos kemi, a të jemi të sigurt dhe të mendojmë për të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë, por vetëm për metodologjinë dhe kronologjinë e hapave”, shtoi më tej presidenti Thaçi.

Article Logic
Execution time: 0.0026068687438965
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72572" }