Atentat me armë zjarri 30 vjeçarit në mes të lokalit në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:03 20-03-2017 Atentat me armë zjarri 30 vjeçarit në mes të lokalit në Tiranë

Dy persona të armatosur kanë hyrë mbrëmjen e sotme në një lokal në Tiranë dhe kanë hapur zjarr ndaj një 30 vjeçari i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në një lokal në rrugën "Aleksander Moisiu" pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet.

I plagosur me dy plumba në gjoks dhe në krah ka mbetur shtetasi Eduart Duka nga Fushë Kruja.

I dëmtuari u dërgua menjhëre në spitalin e traumës në kryeqytet, ku pas ndihmës së dhënë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimin me kqyrjen e vendit të ngjarjes. Nga hetimet e para dhe dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes, policia ka mësuar se Duka është qëlluar nga dy persona të cilët janë larguar me motorr nga vendi i ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0022940635681152
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72575" }