A e aspiron postin e Kryeministrit? Erion Veliaj: Ja ç’më ka thënë Edi Rama

Publikuar tek: politike, më 20:03 20-03-2017 A e aspiron postin e Kryeministrit? Erion Veliaj: Ja ç’më ka thënë Edi Rama

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është ndalur tek disa nga projektet kryesore për kryeqytetin, mes tyre edhe Bulevardi i ri. Gjatë një interviste me gazetaren Ola Bruku, për emisionin “Njerëz në Fokus” në “News 24”, Veliaj i është përgjigjur edhe një pyetje që zgjon jo pak kërshërinë e qytetarëve.

I pyetur nëse e aspiron postin e Kryeministrit, Veliaj tha se tashmë është i fokusuar në punët e Bashkisë së Tiranës, dhe për të kjo është puna më e bukur në botë.

“Mua kjo më duket puna më e bukur në botë, si kryetar bashkie. Kur je kryetar bashkie vendos që gjërat bëhen dhe bëhen. Për aq kohë që e kam me zë nga Edi se kjo është punë më e bukur se ajo e kryeministrit do të vazhdoj të bëj këtë”, tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.017921924591064
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72578" }