Basha adopton fjalor banal nga qëndrimi në çadër? Ja termat që përdor për kundërshtarët

Publikuar tek: aktualitet, më 20:03 20-03-2017 Basha adopton fjalor banal nga qëndrimi në çadër? Ja termat që përdor për kundërshtarët

Duket se që prej 18 shkurtit, kur Partia Demokratike instaloi çadrën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kryeopozitari Lulzim Basha, ka nisur të përdorë gjithnjë e më shumë një gjuhë jo vetëm të ashpër por edhe banale.

I pyetur lidhur me shpenzimet në çadrën e protestës, muzika, qiraja e çadrës, ushqimi dhe pijet, Basha e krahasoi me grevën e Partisë Socialiste duke thënë se “ata u palluan në ushqim”.

Por kjo nuk është hera e parë, shprehja e famshme “Bullshit” e përdorur nga Basha për të sulmuar Federica Mogherinin gjatë vizitës në Tiranë, në një ambient politik amerikan, nga e ka dhe origjinën si fjalë, do të tingullonte shumë e rëndë.

Basha vijoi më tej të tregonte historinë e Çufos që u kap duke vjedhur mollë dhe roja e tërhoqi nga veshi por Çufo iu ankua se po i ndalonte qarkullimin e gjakut.

"Të ndalova qarkullimin e gjakut apo qarkullimin e.... mollëve more bukurosh", tha Basha me buzën në gaz.

Article Logic
Execution time: 0.0024058818817139
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72581" }