Përkeqësohet Indeksi i Lumturisë, të fundit në Rajon, ia kalojmë vetëm vendeve të Afrikës

Publikuar tek: aktualitet, më 20:03 20-03-2017 Përkeqësohet Indeksi i Lumturisë, të fundit në Rajon, ia kalojmë vetëm vendeve të Afrikës

Kur vjen puna te lumturia, shqiptarët renditen të 109-tët nga 155 vende në të cilat është zhvilluar anketa e Indeksit të Lumturisë, duke lënë pas vetëm vendet e Afrikës dhe vendet ku po zhvillohet luftë.

Në raportin më të fundit të Lumturisë Botërore për 2017-ën, për hartimin e të cilit janë dashur mbi tre vite, në fokus vendosen faktorët sociale si PBB-ja për frymë, niveli i perceptuar i korrupsionit, pritshmërinë për jetën, etj.

Në vendet e Ballkanit Perëndimore, në krye të renditjes është Serbia në vendin 73-të, Kosova 78-in, Greqia 87-të,  Bosnje dhe Hercegovina 90-të, Maqedonia 92-in. Ndërkohë që një vit më parë renditeshim ne vendit e 95, të parafundit në rajon.

Raporti i lumturisë është i bazuar në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në më shumë se 150 vende të botës, të cilëve ju kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse  janë duke jetuar mirë apo jo.

Studiuesit kanë përdorur gjashtë tregues  për të kuptuar rezultatet: prodhimin e brendshëm bruto për frymë, pritshmërinë për jetën, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Renditja është hartuar duke marrë në konsideratë tre vite anketim. Vendet nordike, sigurisht që ishin më të lumturat. Vendin e parë për periudhën 2014-2016 e zuri Norvegjia, pasuar nga Danimarka dhe Islanda. Vendet më pak të lumtura, Siria, Tanzania, Burundi dhe Republika e Afrikës Qendrore. Shtetet e Bashkuara u renditen të 14-tat në renditjen më të fundit./Monitor

monitor1.jpgmonitor2.jpgmonitor3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.016718864440918
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72585" }