Anila Basha: Ja e verteta e parave të Partisë Demokratike

Publikuar tek: aktualitet, më 21:03 20-03-2017 Anila Basha: Ja e verteta e parave të Partisë Demokratike

Deklarata e gazetares Anila Basha gjatë debatit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku tha se “më keni dhënë edhe ju lekë zoti Basha”, duket se e nxjerrë nga konteksti është kryer në lajm “bombastik” për portale të shumta jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon.

Por vetë gazetarja Basha ka sqaruar opinionin publik se “paratë e marra” kanë të bëjnë me sponsorizimet që partitë politike bëjnë gjatë fushatës zgjedhore, në këtë rast Partia Demokratike.

“Për tu bëre të qartë të gjithë kolegëve të portaleve: Në fushatën e zgjedhore të vitit 2013 si çdo forcë politike që paguan reklama edhe PD ka paguar reklama tek Newsbomb dhe kjo është e faturuar dhe kollaj e verifikueshme. Nuk më duket ndonjë shkelje. Fakti që Basha kërkon të intimidojë që merrni lekë majtas djathtas edhe përgjigja ime ishte e sinqertë që edhe PD ka paguar te Newsbomb reklamën zgjedhore”, u shpreh gazetarja Basha.

"Po e përsëris në televizion këtë fakt meqë shoh që të gjitha portalet apo kolegët bëjnë sikur nuk dinë gjë për reklamat zgjedhore", sqaroi më tej Basha.

Partitë politike, si edhe PD, kanë fonde të posaçme, disa më shumë dhe disa më pak, që i përdorin për fushatë elektorale, por edhe për organizime të tjera siç është aktualisht protesta e PD-së, që ka shpenzimet e veta.

Partitë politike i përdorin këto fonde duke sponsorizuar reklama gjatë fushatës në televizione, radio, gazeta, revista dhe portale.

Article Logic
Execution time: 0.0023999214172363
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72587" }