Medalje e artë për Daniel Godellin, kampion Europe në peshëngritje

Publikuar tek: sport, më 19:04 05-04-2017 Medalje e artë për Daniel Godellin, kampion Europe në peshëngritje

Europiani i peshëngritjes ka sjellë medaljen e parë të artë për Shqipërinë me provën fantastike të Daniel Godellit, që u shpall kampion kontinental në turneun që po zhvillohet në Split.

Sportisti kuqezi arriti të fitojë konkurrencën me shqiptarin tjetër të pedanës Erkand Qerimaj, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit në shkëputje, ndërsa shkodrani përfundoi i gjashti.

Askush nuk e priste në arenën e Splitit që pas dy tentativave të dështuara me 156 dhe 158 kilogramë, Godelli të ngrinte në provën e tretë peshën 161 kg. Gëzimi i ligjshëm i protagonistit kuqezi gjeti jehonë dhe mes tifozëve në Split.

Daniel Godelli u pezullua me dy vjet pas botërorit të Kazakistanit në vitin 2014 për shkak se rezultoi pozitiv me doping. Ai kishte gjurmë të substancës stanozolol në testet e anti-dopingut dhe kjo i kushtoi shumë.

Ndërkohë Romela Begaj e cila në Split regjistroi aktivitetin e parë pas pezullimit për të njëjtin shkak, e mbyll pa medalje garimin në Europianin e Splitit.

Begaj garoi në peshën deri në 69 kilogramë, duke e filluar si pretendente garën në shkëputje por në vendin e katërt në këtë kategori, dhe të gjashtin në shtytje.

Të enjten është prova e radhës për një tjertër shqiptar në pedanë, Krenar Shoraj i cili do të garojë në peshën 85 kilogramë.

Article Logic
Execution time: 0.0022499561309814
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-74227" }