Portieri i Bylisit transportohet në spitalin e Fierit, mësohet gjendja pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fushë

Publikuar tek: sport, më 13:04 08-04-2017 Portieri i Bylisit transportohet në spitalin e Fierit, mësohet gjendja pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fushë

Portieri Bledian Rizvani pësoi një goditje të fortë në nofull gjatë ndeshjes Bylis-Lushnja. Në minutën e 22-të, Ruço i Lushnjes shënoi gol, ndërsa për inerci goditi në mënyrë të pavullnetshme portierin e Bylisit me gju në fytyrë.

Goditja që mori portieri i ballshiotëve ishte e fortë duke i shkaktuar atij një të çarë në nofull. Fillimisht Rizvani u transportua me autoambulancë në spialin e Ballshit.

Newsport.al mëson se portieri Rizvani më pas është transportuar në spitalin e qytetit të Fierit, ku është përmendur dhe është në gjendje më të qëndrueshme shëndetësore. Rizvani doli nga fusha i pavetëdijshëm me ndihmën e autoambulancës, duke ngjallur panik te të gjithë në stadiumin "Adush Muça".

Article Logic
Execution time: 0.0023179054260254
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-74526" }