A ka vrasës me pagesë në Shqipëri? Ja çfarë thotë Drejtori i Policisë së Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 21:04 10-04-2017 A ka vrasës me pagesë në Shqipëri? Ja çfarë thotë Drejtori i Policisë së Tiranës

Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ka treguar se nga hetimet e para, Artan Cuku mund të jetë qëlluar për vdekje nga një vrasës profesionist.

Lidhur me këtë Hodaj ka treguar se policia ka një skedar për vrasësit me pagesë. Sipas tij, disa prej tyre janë arrestuar gjatë viteve, ndërsa ka të tjerë që janë në hetim e sipër.

“Sigurisht që ata hetohen dhe arrestohen, ndonëse janë provat ato që vendosin për arrestimin dhe më pas dënimin e tyre”,shprehet ai.

Hodaj ka sjellë në vëmendje edhe rastin e vrasjes në Bulevardin Zogu i Parë, ku atentati ishte kryer nga një vrasës italian.

Article Logic
Execution time: 0.0024540424346924
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-74750" }