Juventus shkatërron Barcelonën, bardhezinjtë një hap larg gjysmëfinales së Champions League

Publikuar tek: sport, më 20:04 11-04-2017 Juventus shkatërron Barcelonën, bardhezinjtë një hap larg gjysmëfinales së Champions League

Një Juventus magjik ka zbritur sonte në “Juventus Stadium” duke mposhtur me rezultatin e pabesueshëm 3-0 Barcelonën e Luis Enrique.

Katalanasit zotëruan fushën e lojës, por bardhezinjtë ishin më të saktë para portës duke kthyer në gola 3 prej aksioneve të tyre.

23-vjeçari Dybala pa dyshim që është një prej sulmuesve më të mirë të momentin, këtë e tregoi edhe në mbrëmjen e sotme, duke shënuar dy gola, të parin në të 22’ dhe 6 minuta më pas i çoi shifrat në 2-0, rezultat që do të mbyllte edhe pjesën e parë.

Me rifillimin e lojës, Barcelona u rihodh në sulm në kërkim të ngushtimit të rezultatit, por ndërsa pritej që katalanasit të ishin ata që do të shënonin, Chiellini në të 55 shënon duke e çuar rezultatin në 3-0.

Një rezultat tepër i favorshëm për skuadrën e drejtuar nga Allegri, e cila do të udhëtojë për në Barcelona me 3 gola avantazh.

Por edhe ky rezultat e mban me këmbë në tokë ekipin e Allegrit, pasi Barcelona është një ekip tejet i frikshëm, këtë e tregoi edhe në ndeshjen e kthimit kundër PSG në 1/8 e Champions League, ku u kualifikua me një rezultat tenistik.

Ndeshja tjetër e planifikuar për sonte mes Dortmund-Monako, u shty për nesër në orën 18:45 për shkak të shpërthimit të një bombe pranë autobusit të gjermanëve.

Article Logic
Execution time: 0.002345085144043
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-74871" }