Sulmi me bombë ndaj autobusit të Borusias, zbulohen dy pista: Sulm i xhihadistëve ose nga organizata antifashiste

Publikuar tek: sport, më 10:04 12-04-2017 Sulmi me bombë ndaj autobusit të Borusias, zbulohen dy pista: Sulm i xhihadistëve ose nga organizata antifashiste

Pas ngjarjes së ndodhur dje me autobusin e skuadrës së Borusia Dortmund, i cili u bë pre e një shpërthimi me eksploziv, policia gjermane ka shqyrtuar një pistë të mundshme, duke hedhur hipotezën se mund të jetë shkaktuar nga një sulm e ndonjë organizate terroriste islamike.

Mediat gjermane, siç raporton edhe prestigjiozja franceze 'L'Equipe', kanë shkruar sot se, në vendngjarje është gjendur një letër ku shkruhej: "Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit".

Ky detaj ka sjellë në vëmendje edhe një herë tjetër sulmin që ndodhi në Berlin pak javë më parë, ku një kamion hyri me shpejtësi në një treg fruta-perimesh duke shkaktuar viktima dhe shumë të plagosur.

Një sulm ky i ndërmarrë nga një organizatë xhihadiste.

 Sipas të përditshmes gjermane 'Süddeutsche Zeitung', hetuesit gjermanë mbeten gjithsesi të kujdesshëm në lidhje me krahasimin mes dy sulmeve në fjalë, atë të ndodhur në Berlin dhe atë ndaj autobusit të Borusia Dortmund.

"Është e mundur që ata të cilët kanë kryer veprën dje ndaj ekipit të Borusias, kanë kërkuar të krijojnë një pistë të rremë", shprehen hetuesit gjermanë në lidhje me letrën e gjetur në vendngjarje.

Policia gjermane tani është duke hetuar edhe një pretendim të dytë, i cili u shfaq dje në mbrëmje në një blog anti-fashist, zbulon 'Die Welt'.

"Sot ne sulmuan autobusin e Borusias së Dortmundit me eksploziv të përgatitur posaçërisht", ishte shkruar në një artikull të postuar pas mesnate. Autori i këtij pretendimi ka shpjeguar arsyet për sulmin ndaj autobusit të Borusia Dortmund.

Pretendimi për sulmin e bërë ndaj ekipit gjerman sipas asaj që shkruhej në blogun anti-fashist lidhej me faktin se klubi i Dortmundit nuk ka bërë mjaftueshëm kundër sjelljeve fashiste të tifozëve të Borusias, të cilët, sipas kësaj logjike kanë një sjellje të tmerrshme në stadium. /NEWSPORT.AL

rt.png

hhfx.png

1-Hoteli ku qëndroi skuadra e Borusia Dortmund një natë para ndeshjes

 2-Në orën 19:15, ekipi i Borusia Dortmund la hotelin për t'iu drejtuar stadiumit

 3-Vendi ku ndodhi shpërthimi i autobusit

Article Logic
Execution time: 0.0022671222686768
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-74922" }