Zhduket në rrethana misterioze adoleshentja nga Librazhdi

Publikuar tek: aktualitet, më 20:04 12-04-2017 Zhduket në rrethana misterioze adoleshentja nga Librazhdi

Një gjimnaziste nga qyteti i Librazhdit është zhdukur në rrethana misterioze dhe familja e saj nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen.

Sipas Infoelbasani, B.Mana me banim në fshatin Librazhd Katund në Librazhd, nxënëse e shkollës së mesme “Ibrahim Muça” ka humbur kontaktin me familjen që prej gjashtë ditësh.

E shqetësuar, nëna e saj N.Mana ka bërë një kallëzim penal në polici. Por me gjithë kërkimet e familjes dhe policisë nuk ka asnjë informacion për fatin e vajzës.

Burime familjare shprehen se vajza nuk ka shprehur asnjë shqetësim apo problem që ta detyronte të ikte nga shtëpia. Po ashtu edhe shoqet dhe shokët e shkollës pohojnë se nuk e kanë parë që nga dita e premte.

Ndërkohë në rrjetet sociale miqtë e vajzës kanë shpërndarë foton me qëllim që të gjendet sa më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0023081302642822
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-74988" }