DENONCIMI: Plazhet e detit Jon masakrohen nga betonizimi (FOTOT FLAGRANTE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:04 13-04-2017 DENONCIMI: Plazhet e detit Jon masakrohen nga betonizimi (FOTOT FLAGRANTE)

Copa betonit kanë ‘kafshuar’ plazhet e detit Jon nga Radhima deri në Ksamil. Struktura të gjata dhe të shtrembërta betoni e gurësh janë ngulur pa kriter në cektinën e plazheve elitare të Jonit, duke i hapur rrugën një fronti të ri shkatërrimi të plazheve.

 Një qytetar, i është drejtuar newsbomb.al duke akuzuar institucionet e kontrollit të territorit.

“Këta çibanë përveçse coptojnë plazhin e peisazhin pengojnë edhe qarkullimin e ujit dhe rërës duke krijuar xhepa, të cilat mbushen me leshterike apo llumra e kështu kthehen në burime ndotje për vet detin dhe pushuesit në plazh.

Gjithashtu, këto struktura janë dhe burime aksidentesh dhe dëmtimesh për pushuesit sepse në to ankorohen mjete lundrimi e motora uji, që lëvizin në cektinën e plazhit ku notojnë pushuesit. Ndërkohë që nën ndikimin dhe të forcave të dallgës rreziku i përplasjes me to nga zhytësit e fëmijët, që notojnë, është përherë i pranishëm”, shprehet qytetari për newsbomb.al duke shtuar se dhe denoncimi i është dërguar dhe Kryeministrit si e vetmja shpresë për të vënë në lëvizje zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e detit nga ndërtimet. /Newsbomb.al/

12dtcj-hj-dtyj.jpg123.jpg12345.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022850036621094
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75047" }