ZBARDHEN SMS-të: “Do të ngjitem lart në shtëpi”, si e përndiqte ‘fansi’ Luana Vjollcën

Publikuar tek: aktualitet, më 15:04 13-04-2017 ZBARDHEN SMS-të: “Do të ngjitem lart në shtëpi”, si e përndiqte ‘fansi’ Luana Vjollcën

Prej një viti, prezantuesja e njohur Luana Vjollca nuk kishte gjetur qetësi prej përndjekjes së vazhdueshme, kohë pas kohe, të Besmir Lilës, personit që shihni në foton më poshtë.

Ai ishte kthyer nga Anglia, e prej 2016-ës, i ishte shkrepur në kokë të besdiste prezantuesen, duke i shkruar mesazhe të ndryshme në rrjetet sociale, kryesisht Instagram, por edhe ndjekur nga pas në kohën që ajo dilte nga puna.

“Panorama” ka mësuar se Besmiri e priste pothuajse çdo ditë pasi ajo dilte nga puna në “Top Channel”.

Ndërsa në mesazhet e dërguara i shkruante se “do të të ngjitem lart në shtëpi” apo “të pres poshtë”.

Një ditë më parë, Luana kur ka dalë nga puna, ka qenë duke ikur për në shtëpi me makinën e saj Audi, por nga pas kishte edhe maniakun me një automjet Fiat Punto që e përndiqte.

Për këtë arsye, Luana kishte kërkuar ndihmën e mikut të saj Krenar Cocaj, i cili ishte nga pas makinës së prezantueses për t’i ardhur në ndihmë në rast rreziku nga personi që i ishte bërë shqetësim prej kohësh.

Por në një moment, të tre makinat në distancë të vogël me njëra tjetrën, kanë ngecur në trafik tek mbikalimi i ri që po bëhet në Unazë të Re, pas hotel “Roland”. Në këtë kohë, maniaku ka dalë nga makina dhe i ka shkuar te xhami i parë Luanës duke i bërtitur.

Por nga pas i ka ardhur grushti i Krenarit, i cili kishte dalë gjithashtu nga makina për të ndihmuar prezantuesen.

Aty kanë nisur grushtet me njëri-tjetrin, por për fat të mirë përfunduan me aq. Tre makina pas tyre kanë rastisur dy oficerë policie që patrullojnë në zonën e Unazës së Re të cilët i kanë shkuar menjëherë në ndihmë Krenarit dhe Luanës.

Në momentin që oficerët janë afruar, kanë pikasur se maniaku teksa po zihej me grushte me Krenarin, po nxirrte nga çanta një armë, dhe e kanë ndaluar, duke shmangur kështu një ngjarje më të rëndë.

Maniaku ka ikur me vrap duke u futur në makinën e tij që e kishte lënë në trafik dhe aty oficerët e kanë bllokuar, duke i gjetur me vete në çantë edhe pistoletën e modifikuar me fishekë shotgan (çifteje) e cila e e kishte fishekun në gojë gati për t’u shkrepur.

Luana më pas është shoqëruar në Polici ku ka bërë kallëzim, dhe ka shpjeguar përndjekjen prej vitit 2016.

I riu është arrestuar dhe akuzuar për “përndjekje” edhe “tentativë vrasje”. Ai banon pranë “TEG” në Lundër.

Article Logic
Execution time: 0.014969110488892
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75078" }