Del traileri i parë i filmit të shumëpritur “Star Wars: The Last Jedi” (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:04 14-04-2017 Del traileri i parë i filmit të shumëpritur “Star Wars: The Last Jedi” (Video)

Lucasfilm dhe Disney kanë publikuar sot trailerin e parë të episodit VIII të “Star Wars”, The Last Jedi duke zbuluar disa detaje interesante për fansat deri në datën e premierës në 15 dhjetor.

Filmi nis aty ku përfundoi “The Force Awakens”, me Rey (Daisy Ridley) e cila i ofron Luke (Mark Hamill) shpatën e famshme ‘lightsaber’, pasi e gjen duke jetuar i vetmuar në tempullin Jedi në një ishull të planetit Ahch-To.

I gjithë interesi, lidhur me titullin Jedi i fundit, është se çfarë ndodh me Luke-n, por fansat mendojnë se mund t’i referohet edhe Rey, e cila shihet teksa trajnohet me Forcën nga Luke. Disa mendojnë se Ray do të bëhet një Jedi gri, që do të thotë se ajo do ecë në rrugën mes dritës dhe errësirës duke poseduar fuqi nga të dyja anët. /Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.021606922149658
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75227" }