Përndiqte Luana Vjollcën, zbulohen sms-të shqetësuese që i dërgonte fansi i zjarrtë moderatores

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 06:04 15-04-2017 Përndiqte Luana Vjollcën, zbulohen sms-të shqetësuese që i dërgonte fansi i zjarrtë moderatores

Lajmi për përndjekjen dhe incidentit me fansin e zjarrtë të moderatores Luana Vjollca, bëri bujë në të gjitha mediat.

Besmir Lila, i cili prej vitesh jetonte në Britaninë e Madhe ka treguar në polici se shkak i kthimit në Shqipëri ka qenë pikërisht Luana Vjollca.

Burime pranë policisë thanë dje për “GSH” se që në fillim të dëshmisë, Besmir Lila ka rrëfyer se me Luanën ishte i dashuruar dhe kishte vendosur të bënte gjithçka për të. I riu ka treguar se ishte takuar më parë me moderatoren, duke pohuar se të dy kishin ndjenjë për njëri­tjetrin.

I riu nga Tepelena kishte filluar prej kohësh të shfaqte pëlqimin që kishte ndaj saj nëpërmjet rrjeteve sociale.

Vazhdimisht postonte fotografi dhe video të Luanës dhe shpërndante edhe për miqtë çdo postim që ajo bënte në profilin e saj në “Facebook”. Ndërsa muajt e fundit, që nga dhjetori i vitit të kaluar e deri tani, ai i shkruante mesazhe Luanës, kryesisht në “Instagram”.

 Mesazhe që ishin kthyer në shqetësim për moderatoren 26­-vjeçare, pasi ai i dinte edhe adresën e shtëpisë e të punës, madje e priste vazhdimisht aty.

Herë i shkruante se ndodhej poshtë shtëpisë së saj, duke e pyetur nëse mund të ngjitej lart e ta takonte e herë i shkruante se ndodhej pranë punës së saj në Mëzez dhe po e priste derisa ajo të mbaronte.

Article Logic
Execution time: 0.002655029296875
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75243" }