8 muaj dhurata luksoze, lule, celularë e bizhuteri, si e përndiqte “këmba-këmbës” fansi i zjarrtë Luana Vjollcën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 07:04 15-04-2017 8 muaj dhurata luksoze, lule, celularë e bizhuteri, si e përndiqte “këmba-këmbës” fansi i zjarrtë Luana Vjollcën

Për 8 muaj fansi i zjarrtë i Luana Vjollcës i dhuronte, lule, celularë e bizhuteri duke e përndjekur “këmba-këmbës” edhe në distancë.

Besmir Lila nuk rezitstoi dhe një ditë trokiti në xhamin e makinës Luanës, duke shkaktuar dhe incidentin që bëri bujë në media.

Adhuruesi i prezantueses i kishte përkushtuar vitin e fundit “marrëdhënies” që ai mendonte se kishte me Luanën.

Në dëshminë e tij në polici, Besmir Lila pretendonte se edhe Luana ia shkëmbente në një farë mënyre dashurinë, madje edhe i kishte premtuar se do të martoheshin bashkë.

16830946_1563636533650794_8877971647763392455_n.jpg

Por, ndërsa Luana nuk dinte asgjë për këtë “lidhje” të supozuar, përndjekësi i saj e kishte marrë aq seriozisht, saqë më në fund vendosi të përballej me të. Por, pse ishte bindur 32-vjeçari nga Lundra që do të martohej me Luanën?

 Në fakt, burime të “Bluetooth”  të GSH, tregojnë se djaloshi është një fansat që mbushnin me dhurata luksoze e buqeta me lule moderatoren e “Pa Limit”. Persona të afërt të Luanës tregojnë se djaloshi i kishte dërguar disa herë lule, bizhuteri, madje edhe një celular në “Top Channel”, vend ku nuk ishte tërësisht i panjohur.

15697631_1502452119769236_4899936961645922756_n.jpg

Besmir Lila shkonte shpesh pranë televizionit ku punon Luana, madje në disa raste kishte kërkuar edhe takim me të. Por, pavarësisht refuzimit të moderatores, Lila vazhdonte të këmbëngulte dhe e priste derisa ajo largohej për në shtëpi. Të njëjtat burime tregojnë se djaloshi nga Tirana i ka shkuar Luanës edhe në restorantet ku ajo drekonte, apo darkonte, por që asokohe ka mbajtur distancë.

Megjithatë, pavarësisht të gjitha këtyre, motra më e vogël Vjollca ka thënë se nuk e kishte konsideruar asnjëherë si kërcënim “dashurinë” e 32-vjeçarit, derisa ai u përlesh me partnerin e saj, Krenar Çoçaj.

Besmir Lila është arrestuar mbrëmjen e 12 prillit pas një sulmit fizik me të dashurin e Luana Vjollcës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të ditës së mërkurë, ndërsa Luana Vjollca gjatë deklarimeve që ka dhënë në komisariatin nr.6, ka shpjeguar se Krenar Çoçaj ishte i dashuri i saj, ndërsa Besmir Lila është personi që e përndjek prej rreth 8 muajsh.

Të njëjtin fakt ka shpjeguar në polici edhe Çoçaj, që po ashtu ka bërë kallëzim ndaj personit që tashmë është arrestuar pas incidentit që u shkaktoi. Burimet thanë se Çoçaj ka pësuar dëmtime në fytyrë, në hundë dhe në njërin sy, pas konfrontimit fizik që pati me fansin që i shqetësonte të dashurën.

15747845_1511277842219997_6386769963677207256_n.jpg

Nga ana tjetër, edhe personi i arrestuar ka pësuar disa dëmtime fizike, pasi po ashtu është goditur nga Çoçaj.

Sipas policisë, në momentin e arrestimit, 32-vjeçarit i janë gjetur edhe armë në makinë, madje njërën prej tyre ishte duke e marrë ndërsa përballej me Krenarin, gjë që linte dyshime se mund ta përdorte atë.

14322494_1387403047940811_4347230078211333658_n.jpg

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë të dhënë të mëtejshme mbi qëllimet e Besmir Lilës.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, paraditen e sotme 32-vjeçari nga Lundra do përballet edhe me masën e sigurisë kundër tij.

Lila pritet që të mbërrijë sot në Gjykatën e Tiranës, ku do të vendoset masa. Nuk dihet nëse të pranishëm do të jenë edhe Luana dhe partneri i saj Krenar Çoçaj, megjithatë gjasat janë që të marrë pjesë avokati i tyre.

Article Logic
Execution time: 0.016870021820068
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75253" }