Zbardhet dëshmia në gjyq e fansit të 'çmendur' të Luana Vjollcës, çfarë tha për armën që mbante me vete

Publikuar tek: aktualitet, më 09:04 15-04-2017 Zbardhet dëshmia në gjyq e fansit të 'çmendur' të Luana Vjollcës, çfarë tha për armën që mbante me vete

Fansi i zjarrtë i Luana Vjollcës i cili u bë shkak i një incidenti që bëri bujë në media ka dal sot në gjyq.

Gjykata caktoi masën e sigurise ‘arrest ne burg’ për akuzat e “përndjekjes” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas avokatëve të tij, “ Lila nuk e ka kryer veprën penale. Ka pasur vetëm simpati dhe dashuri për Luanën, por nuk e ka kërcënuar në asnjë moment. Vetëm i ka shprehur dashurinë”, shkruan Panorama.

Lila është shprehur në gjyq se ishte dakord me ato çfarë kanë thënë avokatët e tij për armën që mbante me vete në momentin e incidentit që ndodhi në Unazën e Re.  Ai  u shpreh se nuk kishte ndërmend ta përdorte për të vrarë ndokënd.

Article Logic
Execution time: 0.0025820732116699
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75260" }