SKANDALI I TRUKIMEVE/ 4 futbollistë dhe trajneri i ekipit të Superligës në prokurori, hapen tabulatet telefonike, akuza të rënda nga Austria

Publikuar tek: sport, më 12:04 18-04-2017 SKANDALI I TRUKIMEVE/ 4 futbollistë dhe trajneri i ekipit të Superligës në prokurori, hapen tabulatet telefonike, akuza të rënda nga Austria

Teuta në hetim për trukim rezultatesh. Bëhet fjalë për ndeshjen miqësore të luajtur në verën e 2016-ës mes Austrisë së Vjenës dhe Teutës, sfidë që përfundoi 7-2 për ekipin austriak. Prokuroria e Salsburgut ka ngritur një hetim duke përmendur edhe 5 emra të skuadrës së Teutës, si të dyshuar në mekanizmin e trukimit të rezultateve. Bëhet fjalë për portierët Shpëtim Moçka dhe Bledian Rizvani, mbrojtësit Rrustem Hoxha dhe Erand Hoxha dhe ish-trajnerin e skuadrës durrsake, Julian Ahmataj.

Në studion e televizionit "Report TV", gazetari Arsen Rusta ka deklaruar se në Prokurorinë e Tiranës ka ardhur një letërporosi nga Prokuroria e Salsburgut ku kërkohen të hetohen pesë futbollistët e sipërpërmendur.

"Loja ka nisur 1-0 dhe më pas ka pasur gola pafund. Ndeshja ka përfunduar 7-2. Prokurorët austriak akuzojnë se lojtarët e Teutës janë bërë inakativ. Në kompanitë e basteve janë vënë shifra të jashtëzakonshme për një rezultat që përfundon me 9 gola.

Prokurorët e Salsburgut akuzojnë 5 persona dhe dyshojnë se janë përfshirë në fiksimin e rezultatit. Shpëtim Moçka , Bledian Rizvani, Rrustem Hoxha, Erand Hoxha dhe Julian Ahmataj.

Prokurori Shahin Pasha ka marrë në dorë dosjen e ardhur nga Austria.

Pak ditë më parë gjykata e kryeqytetit ka dhënë për nisjen e hetimit. Letër-porosia ka mbërritur në fillim të vitit 2017. Dosja është transferuar në Shqipëri. Kemi një hetim penal, ndërsa në rastin e Skënderbeut kemi të bëjmë me një hetim administrativ. Nuk ka një rezultat për çështjen “Skënderbeu”.

Provë në këtë çështje konsiderohet inaktiviteti por dhe lëvizjet e konfiçentëve në kompanitë e basteve si dhe paratë e shumta që janë vënë.

Erand Hoxha i komunikon kolegut të tij se në ndeshjen me Austrinë e Vienës kanë toleruar 2 gola. Celulari i lojtarit është ekzaminuar. Ka patur tabulate të verifikuara. Prokuroria austriake ka refuzuar të japë detaje të tjera për hetimin", u shpreh gazetari Arsen Rusta në studion e "Report TV".

Article Logic
Execution time: 0.0024878978729248
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75574" }