Prokuroria austriake e heton për trukim, ja çfarë ndodhi në sfidën Austria e Vjenës-Teuta

Publikuar tek: sport, më 13:45 18-04-2017 Prokuroria austriake e heton për trukim, ja çfarë ndodhi në sfidën Austria e Vjenës-Teuta

Ndeshja më e përfolur për momentin të ekipeve shqiptare është ajo mes Austrisë së Vjenës dhe Teutës, e luajtur më 21 qershor 2016.

Sfida miqësore përfundoi 7-2 për ekipin austriak. Ekipi durrsak ka rezistuar pa gol deri në minutën e 30′. Më pas kanë pësuar katër gola. Pjesën e dytë austriakët ndryshojnë formacionin duke hedhur shumë lojtarë të rinj në fushë. Në këtë moment janë durrsakët që shënojnë dy gola në minutën e 48′ dhe dhjetë minuta më vonë golin e dytë. Janë austriakët ata që kundërpërgjigjen përsëri duke shënuar edhe tre gola të tjerë.

Një ndeshje kjo e cila nga Prokuroria e Salsburgut tashmë cilësohet si e dyshuar për trukim rezultati.

Katër futbollistët të Teutës, portieri aktual Shpëtim Moçka, ish-portieri Bledian Rizvani dhe dy mbrojtësit e skuadrës Rustem dhe Erand Hoxha, së bashku me ish-trajnerin Julian Ahmataj janë personat në hetim nga Prokuroria e Salsburgut.

Më shumë në këtë kategori: « SKANDALI I TRUKIMEVE/ 4 futbollistë dhe trajneri i ekipit të Superligës në prokurori, hapen tabulatet telefonike, akuza të rënda nga Austria
Shikoni tifozen e zjarrtë që shoqëroi Armando Sadikun në ndeshjen e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.022303104400635
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75578" }