Goditi me grusht gjyqtarin, Gjykata e Gjirokastrës burgos mbrojtësin e ekipit shqiptar

Publikuar tek: sport, më 14:04 19-04-2017 Goditi me grusht gjyqtarin, Gjykata e Gjirokastrës burgos mbrojtësin e ekipit shqiptar

Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës jep masën e dënimit për mbrojtësin e skuadrës së Domosdovës, Kristjan Lleshi.

Gjykata ka vendosur masën e arrestit me 7 ditë burg për futbollistin që goditi me grusht gjyqtarin Ardjan Merdanaj në sfidën e Kategorisë së Dytë, Tepelena-Domosdova.

Episodi ndodhi në minutën e 60-të, kur gjyqtari akordoi një 11-metërsh për Tepelenën. Futbollisti i Domosdovës, Lleshi iu afrua arbitrit kryesor duke e goditur me grusht pas kokës.

Ai u arrestua nga policia dhe u shoqëruar në komisariat, ndërsa ndeshja u ndërpre.

Ne Foto: Kristian Lleshi

kr1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022180080413818
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75705" }