Ndërpritet ndeshja Shkëndija Tetovë-Vardari, probleme me tifozët (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 15:04 19-04-2017 Ndërpritet ndeshja Shkëndija Tetovë-Vardari, probleme me tifozët (VIDEO)

Ekipi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës, ka pritur sot në shtëpi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ekipin e Vardarit.

Deri në minutën e 30-të në takimin e sotëm, gjithçka po shkonte mjaft mirë por pas një incidenti të ndodhur në fushën e lojës, u desh ndërhyrja e gjyqtarit i cili më pas ka nxjerr me karton të kuq 2 futbollistë, Ferhan Hasani (Shkendija) dhe Boban Grncarov (Vardar).

Kaq ka mjaftuar që të "shpërthejnë" incidente në shkallët e stadiumit, pasi dihet edhe rivaliteti i madh i shqiptarëve të Maqedonisë me maqedonasit.Kjo ka bërë që gjyqtari të ndërpresë takimin për ta rifilluar atë disa minuta më vonë. Video e takimit është transmetuar live në faqen zyrtare në "Facebook" të televizionit Tv Koha Tetovë.

Kujtojmë që takimin e parë e ka fituar Shkëndija në transfertë me rezultatin 3-1.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0022439956665039
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-75715" }